Markat e njohura japin fondet e para për Katedralen e Notre-Dame, Macron:...

Markat e njohura japin fondet e para për Katedralen e Notre-Dame, Macron: Do ta rindërtojmë

58
0
Shares

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se ai dhe qeveria do të rindërtojnë katedralen mesjetare të Notre-Dame pas zjarrit të madh.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore të ndërtesës gotike të 850-vjeçarit, duke përfshirë dy kullat e tij, por humbi nje prej pjesëve me kulmore të saj.

Zjarri u deklarua nën kontroll gati nëntë orë pas fillimit të tij.Shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punimet e renovimit.Prokuroria e Parisit tha se aktualisht është duke u hetuar si një aksident. Një zjarrfikës u plagos rëndë ndërsa merrej me flakët.

Duke vizituar nga afër ndertesën, Macron tha se “më e keqja ishte shmangur” me ruajtjen e strukturës kryesore të katedrales ndërsa ai premtoi të fillonte një skemë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin.

Ne do ta rindërtojmë këtë katedrale të gjithë së bashku dhe është padyshim pjesë e fatit francez dhe projektit që do të kemi për vitet e ardhshme”, tha zoti Macron.

“Kjo është ajo që francezët presin [dhe] sepse kjo është ajo që meriton historia jonë”, shtoi ai, dukshëm emocional, duke e quajtur atë një “tragjedi të tmerrshme”.

Billionaire François-Henri Pinault, kryetar dhe CEO i grupit Kering që zotëron markat e modës Gucci dhe Yves Saint Laurent, tashmë ka premtuar € 100m (£ 86m, 113 milion dollarë) për rindërtimin e Notre-Dame, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Fondacioni francez du Patrimoine po nis një apel ndërkombëtar për fonde për katedralen, një vend i Trashëgimisë Botërore Unesco./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY