Ish-presidenti për Katedralen: Shpresojmë që Shqipëria t’i bashkohet kontributit për rindërtimin e...

Ish-presidenti për Katedralen: Shpresojmë që Shqipëria t’i bashkohet kontributit për rindërtimin e saj

62
0
Shares

Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ka reaguar pas lajmit se katedralja e famshme Notre Dame në Paris është djegur nga zjarri.

Ish-presidenti ka ofruar dhe një sugjerim.

“Djegia e Katedrales Notre-Dame e Parisit, një tragjedi e kulturës dhe trashëgimisë për mbarë njerëzimin, – ka shkruar Nishani në Fb. – Shpresojmë që Shqipëria t’i bashkohet kontributit për rindërtimin e saj. Kultura botërore një krenari e përbashkët!’

Për rindërtimin e saj janë premtuar dhe fondet e para. Kujtojmë se deri tani janë parashikuar fonde të mundshme për të mundësuar para për rindërtimin e saj.

Përvec markave të njohura Gucci dhe St. Laurent dhe një milliard francez Francois-Henri Pinault premton 100 milionë euro për të ndihmuar rindërtimin e katedrales historike.

Autoritetet në Francë kanë konfirmuar  ditën e sotme,  se struktura e katedrales është “ruajtur”, si ashtu dhe  veprat kryesore të artit nga ndërtesa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY