VIDEO/ Basha nga protesta masive: Po bie muzgu i zi për bandën...

VIDEO/ Basha nga protesta masive: Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet

49
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha sapo i është bashkuar protestuesve para kryeministrisë është ngjitur në foltore dhe ka marrë fjalët.

Ai u shpreh se ky është një bashkim që nuk është parë më parë, duke paralajmëruar se askush dhe asgjë nuk do ti ndalë shqiptarët.

“Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte. Ja ku jeni! Ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë, kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar për Tiranën dhe bulevardin Dëshmorët e Kombit, me këtë bashkim zemrash dhe vullnetesh, burrash dhe grashë fisnikë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë, të padrejtësive dhe krimeve më të përbindëshme ndaj shqiptarëve që nga koha e pushtuesve më mizorë, nuk kanë parë shqiptarët një pakicë dhe një kryekriminel kaq barbar dhe urryes ndaj popullit të tij. Një njeri që hyn në histori, si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi rruspat për tu prishur shtëpitë, për të pasuruar veten e tij dhe krimin e organizuar që e ka ulur në institucionet e republikës sonë. Ky muzg është muzgu I bashkimit më të madh të shqiptarëve, mbi rrënojat e pushtetit criminal të Edi Ramës. Rama ik!”, shprehet Basha

LIVE

LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi, për zgjedhje të lira, rend dhe siguri. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë që kemi përballë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 13 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY