Tre plumba mbi kryeplakun ne ballkonin e shtepise

Tre plumba mbi kryeplakun ne ballkonin e shtepise

184
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbremjen e së premtes në fshatin Gribe të Gramshit. Kryeplaku i fshatit Tajar Veliu 54 vjeç ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me shumë se tre herë. Sipas të dhënave  paraprake dyshohet të jetë qëlluar me armë automatik.

Kryeplaku i fshatit Gribe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e për pasojë është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Gramshit ku i është dhënë ndihma e parë për t’u dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë që motivet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende.

Njoftimi i policise:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Gribë të Gramshit, ku një shtetas u plagos me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V, ku vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh , për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar, ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY