Jorida Tabaku numeron arsyet se pse duhet te protestojme sot

Jorida Tabaku numeron arsyet se pse duhet te protestojme sot

40
0
Shares

Ish-deputetja e PD ka kerkuar sot nga qytetaret shqiptare te perfshihen ne proteste pasi eshte e vetmja menyre per te shpetuar nga korrupsioni, krimi dhe autokracia.

Deklarata e Tabakut:

Historia e vendit tonë është e mbushur me një betejë të pareshtur drejt lirisë dhe demokracisë.

Në këto 2 dekada demokraci kemi luftuar dhe së bashku kemi mundësuar arritje për te cilat duhet të jemi krenarë.

Sot, këto arritje po anullohen nga një diktator që po shkel me të gjithë dhunën çdo parim demokratik dhe të lirisë.

Pak ditë më parë në Bregun e Lumit qeveria urdhëroi që dhuna dhe gazi lotsjellës të zbresin mbi shtëpitë ku flinin fëmijë. Gra, vajza të mitura, djem të rinj dhe burra u kapën prej leckash nga policët që i tërhiqnin zvarrë.

Krimi vetëm i atyre njerëzve kishte qenë mbrojtja e shtëpive të tyre. Mbrojtja e pasurisë së tyre. Faji I tyre kishte qenë beteja për të pasur një çati dhe një dëmshpërblim si fqinjët e tyre.

Për këtë krim ata u kapën zvarrë dhe u përplasën, goditën, u poshtëruan dhe përçudnuan nga qeveria.

Të dashur bashkë atdhetar, të gjitha llojet e tiranive për t’u vendosur plotësisht u duhet heshtja e njerëzve të mençur.

U duhet indiferenca e qytetarëve të cilët mendojnë se të gjitha palët janë njësoj.

Kjo akuzë e pasinqertë është armiku kryesor i lirisë sonë. Ajo rrezikon të varrosë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë.

Edhe sa duhet të heshtim ndërsa shohim minorenë që burgosen ndërsa vendi ka zbritur në kaos?
Shkodra, Vlora dhe Elbasani janë vetëm maja e aisbergut e krimit që po i afrohet Tiranës.

Ai cënon përditë lirinë tonë për të jetuar pasi krimi sot bashkëndan me qeverinë zyrat në institucionet.
Sot shqiptarët po largohen. Por në vend që ta braktisnin vendin, ata duhet të bashkohen me ne në shesh.

Ne nuk premtojmë mrekulli. Por, zotohemi në premtimin se do të jemi ata që do të qeverisin normalisht për të rikthyer normalitetin e munguar, për të rikthyer lirinë e cënuar, për të mbajtur gjallë shpresën se ky vend nuk është i mallkuar por i bekuar.

Sot, në shesh nuk luftojmë për pushtetin e opozitës. Luftojmë dhe qendrojmë për lirinë e secilit prej nesh.

Për lirinë e gëzimit të pronës. Për lirinë e shprehjes. Për lirinë e mendimit. Për lirinë e fjalës. Për lirinë e pronës publike nga dhuna e oligarkëve.

Për lirinë e biznesit që sot po lëngon nga padrejtësia.

Për lirinë e studentit që sot po dhunohet dhe përdoret për karrem. Për lirinë e pedagogëve që sot po poshtërohen dhe urdhërohen të jenë të qenurit shërbëtorë të regjimit.

Për lirinë e qytetit nga thundrat e kriminelëve. Për lirinë e qytetarit që sot është prangosur nga qeveria.

Sot, ne kërkojmë të mos përfundojmë në një gardh rrethuar nga telat me gjemba. Mos të lejojmë tiraninë të rikthehet për shkak të heshtjes sonë.

T’u deshmojmë fëmijëve tanë dashurinë që kemi ndaj atdheut dhe lirisë. T’u lemë atyre trashëgimi një akt të fortë dhe krenarinë e një beteje të fituar së bashku.

Historia e vendit tonë është e mbushur me një betejë të pareshtur drejt lirisë dhe demokracisë.Në këto 2 dekada…

Publiée par Jorida Tabaku sur Samedi 13 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY