Gjendet një tjetër mjet i shkrumbuar, dyshime se ka lidhje me grabitjen...

Gjendet një tjetër mjet i shkrumbuar, dyshime se ka lidhje me grabitjen në Rinas

46
0
Shares

Eshtë gjetur një tjetër makinë e djegur në zonën e Tapizës, e cila dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 mln eurove në Aeroportin e Rinasit.

Sipas informacioneve, dyshohet  se brenda makinës ka patur disa kallashnikovë dhe granata. Po hetohet nëse ky furgon ka lidhje me autorët e grabitjes.

Ky është mjeti i dytë i djegur i gjetur pas grabitjes në Rinas. Mjeti tjetër me të cilën u larguan autorët u gjet i djegur dje afër Bathores.

Grabitja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet të jenë marrë rreth 10 milionë euro, edhe pse shuma mund të jetë më e madhe. Policia e vënë në ndjekje të autorëve, ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, identitetin e të cilit policia e konfirmoi ditën e sotme.

Autorët e tjerë kanë mundur të largohen, ndërsa është kapur edhe një furgon me mbishkrimin të falsifikuar “Hetimi Tatimor” që autorët përdorën për të kryer grabitjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY