FOTO/Mediat greke japin detaje: Ja kush është personi që u vra në...

FOTO/Mediat greke japin detaje: Ja kush është personi që u vra në Rinas

144
0
Shares

Ndonëse policia nuk  arriti  të japë në kohë identitetin e personit të vrarë nga grabitja në  Rinas, mediat greke kanë publikuar të dhëna dhe detaje për të.

Mediat greke shkruajnë se personi i vrarë me armë zjarri nga policia në Rinas është është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri.

Gazeta greke “Protothema” shkruan se i vrari është Admir Murati.

Autoritetet greke, atëherë, kishin arritur të gjurmojnë dhe kapin tre nga dhjetë të arrestuarit.

Nga ana tjetër, policia përveç grabitësit të vrarë, ka arritur të kapë edhe një nga autorët e dyshuar të ‘megagrabitjes’ së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Sipas policisë ai është i plagosur.

Mësohet ndër të tjera, se policia pritet të dalë në një konferencë për detajet e tjera nga ngjarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY