Zbardhet dinamika e ngjarjes në Rinas, si u krye grabitja në pistën...

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Rinas, si u krye grabitja në pistën e avionit

61
0
Shares

Kjo është porta që shërben përmes të cilës kanë hyrë grabitësit që i morën 2 mln euro kompanisë së transportimit të vlerave monetare.

Në momentin që i janë afruar, një nga autorët ka zbritur nga makina dhe ka prerë hekurat pranë portës hyrëse.Më tej furgoni me grabitësit ka vijuar rrugën drejt pistës së aeroportit ku ndodhet avioni që do bëhej transportimi i parave.

Grabitësit kanë vajtur te avioni ku kanë marrë paratë nën kërcënimin e armëve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë.Gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes, pikërisht në urën e Tapizës.

Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.Deri tani janë shoqëruar katër persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY