VIDEO/I quajti shqiptarët “gjakpirës e terroristë”, Haradinaj shkarkon direkt ministrin

VIDEO/I quajti shqiptarët “gjakpirës e terroristë”, Haradinaj shkarkon direkt ministrin

46
0
Shares

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim që ta shkarkojë Ministrin e Administratës Publike, Ivan Teodosijeviq, pasi ky i fundit ka ofenduar shqiptarët dhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Lajmin e ka dhene vetë kryeministri me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili thekson se ish-ministri ka përdorur një gjuhë të urrejtjes.

Postimi i Haradinajt 

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. RH

Ja çfarë deklarate bëri ish-ministri:

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan.

Deklaratën e siguruar nga Indeksonline, mund ta ndiqni edhe në videon e mëposhtme.

Më herët mediat kosovare publikuan dhe informacionin se Kryeministri Ramush Haradinaj kishte liruar nga posti i zëvendësminstres së Drejtësisë , Vesna Mikiç për shkak të deklaratave të saj.

Kujtojmë së Mikiç u shkarkua pasi shkruajti në Facebook se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se individët që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike nuk kanë vend në institucionet e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY