Përplaset autobusi me pasagjerë në Librazhd, raportohet për të lënduar

Përplaset autobusi me pasagjerë në Librazhd, raportohet për të lënduar

98
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrnjas. Mësohet se një autobus i linjës Elbasan-Korçë, është përplasur me një automjet, ndërsa në aksident janë përfshirë edhe dy makina të tjera.

Nga informacionet paraprake raportohet për të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca. Ende nuk ka informacione për gjendjen e pasagjerëve.

Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë moti i keq, ndërsa thuhet se po ashtu një nga mjetet ka qenë më shpejtësi , duke humbur kontrollin e mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY