Parate e grabitura nga 3 banka, shuma mjaft e madhe

Parate e grabitura nga 3 banka, shuma mjaft e madhe

75
0
Shares

Parate qe u grabiten sot ne Rinas i perkisnin tre bankave te nivelit te dyte dhe shuma mund te jete mes 7-10 milione euro.

Parate i shoqeruan ne Rinas nga punonjes te tre kompanive te sigurise deri tek dera e kargos ne Rinas. Nderkohe qe policet e kompanive te sigurise ndodheshon atje, grabitesit i moren parate dhe dolen nga nje dere anesore e piste se aeroportit.

Jane marre 5 thase por disa nga parate nuk u moren nga grupi prej 4 grabitesish.

Besohet se thaset nuk kane qene te pajisur me cip dhe boje qe nxjerr jashte perdorimit parate e grabitura.

Vetem pak minuta para grabitjes ne Rinas zbriti Presidenti Ilir Meta dhe forca te Gardes kane qene prezente deri para pak minutave nga grabitja. Ne te njejten kohe ka udhetuar nga Rinasi edhe zyrtari i larte amerikan Palmer dhe aeroporti ka pasur nje shkalle te vecante gadishmerie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY