“Zgjedhjet pa opozitën fatkeqësi”, Palmer: Të gjitha partitë politike të futen në...

“Zgjedhjet pa opozitën fatkeqësi”, Palmer: Të gjitha partitë politike të futen në zgjedhje

45
0
Shares

Zyrtari i Lartë amerikan, Mathew Palmer  ka zhvilluar sot takime të tjera, në kuadër të vizitës së tij dyditore në  Tiranë.

Palmer ka bërë disa deklarata të forta lidhur me disa çështje në vend. Lidhur me zgjedhjet, Palmer tha se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Ai u shpreh se edhe opozita ka përgjegjësinë të marrë pjesë në zgjedhje dhe duhet të ketë kandidatë të fortë. “Do ishte fatkeqësi nëse opozita nuk hyn në zgjedhje”,-ka shtuar amerikani.

Përsa i përket situatës politike, ai tha se nuk është këtu për të negociuar dhe zgjidhur krizën politike, por se djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje.

Shqipëria duhet të vijojë reformën në drejtësi, të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin. Kjo qeveri është legjitime, ne po bashkëpunojmë “,- u shpreh Palmer.

Palmer u ka drejtuar një mesazh edhe gazetarëve, me të cilët ka zhvilluar dhe një takim.

Bëhuni agresivë dhe të jeni vitalë për funksionimin e demokracisë”, mësohet të jetë shprehur zv/ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan për përfaqësuesit e medias, të cilët shpesh herë sulmohen nga kryeministri Edi Rama, duke i cilësuar ata si ‘kazanë’.

Palmer ka mbërritur pasditen e djeshme në Tiranë dhe ka zhvilluar një takim për rreth 100 minuta në zyrën e Ramës. Sot, veç gazetarëve, zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet edhe me presidentin Meta dhe krerët e partive PD e LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY