Zjarri shkrumbon banesën në Pukë, fëmijët hidhen nga dritarja për të shpëtuar,...

Zjarri shkrumbon banesën në Pukë, fëmijët hidhen nga dritarja për të shpëtuar, vdesin prindërit

69
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme.

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Va Shënkoll të fshatit Breg. Për pasojë, burrë e grua,  Petrit dhe Dava Ndoj nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa katër fëmijët e çiftit kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Mësohet se fëmijët, më i madhi 12 vjeç kanë shpëtuar me lëndime të lehta, pasi janë hedhur nga dritarja në katin e dytë të shtëpisë.

Madje, ata kanë mundur të shpëtojnë edhe gjyshen e paralizuar.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa forcat e zjarrfikësve të Pukës dhe Fushë-Arrëzit kanë mundur të shuajnë flakët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY