Motrave Istrefi u ndodh diçka e papritur në rrjetet sociale, reagon Era:...

Motrave Istrefi u ndodh diçka e papritur në rrjetet sociale, reagon Era: Veç deshta me iu..

59
0
Shares

Nora dhe Era Istrefi së fundmi njoftuan për datën kur do të publikohet kënga e tyre e re.

Motrat kishin kohë që paralajmëronin për një duet të ri. Kënga e cila titullohet “Nuk e di”, do të jetë dalë për publikun që nga data 19 prill. Xhirimet e klipit përfunduan rreth një javë më parë, ndërsa dy artistet vazhdimisht kanë ndarë me ndjekësit imazhe nga prapaskenat.

Para pak ditësh Era publikoi në Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me Norën dhe dukeshin shumë seksi. “Nuk e di 19 prill! A jeni gati?”, kishte shkruar Istrefi në mbishkrimin fotografisë.

Mirëpo pas këtij njoftimi në internet tashmë kanë filluar të qarkullojnë video, për të cilat thuhet se janë trajleri i këngës së motrave Istrefi.

Përmes një postimi në Instagram, Era ka reaguar duke thënë se nuk është e vërtetë pasi këngën ende nuk e kanë dëgjuar.

Do trailera qe po i postojne tu mnu qe qajo osht kanga “Nuk E Di”, veq deshta me iu tregu qe nuk osht!!! “Nuk e di” se keni ni hala”, ka shkruar Era.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY