Komisioni Evropian: Kosova dhe Serbia pa i zgjedhur problemet le ta harrojnë...

Komisioni Evropian: Kosova dhe Serbia pa i zgjedhur problemet le ta harrojnë BE-në

41
0
Shares

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas i ka dërguar mesazh Kosovës dhe Serbisë për të zgjedhur problemet me njëra-tjetrën nëse duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Problemet dypalëshe nuk duhet të importohen në BE. Është e nevojshme të vazhdohet procesi i dialogut”, u shpreh Shinas për Tanjug.

Kurse në pyetjen se kur do të vazhdojë dialogu, komisionari evropian nuk ktheu përgjigje, transmeton Indeksonline.

Ndërsa sa i përket taksës së vendosur nga Kosova për produktet serbe tha se nuk është sinjal që mbështet rrugën evropiane.

I pyetur se a ka BE fuqi për të bindur Kosovën për ta hequr taksën, Shinas është përgjigjur kështu: “Unë mendoj se mesazhi kuptohet dhe do të vazhdojmë të paraqesim qëndrimin tonë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY