Sërish në telashe, arrestohet babai i Lionel Messit

Sërish në telashe, arrestohet babai i Lionel Messit

52
0
Shares

Babai i Lionel Messit është arrestuar  mbrëmjen e djeshme nga policia e Rosarios në Argjentinë. Sipas mediave të huaja, shkak për arrestimin e të atit të yllit të Barcelonës është bërë një aksident.

Mësohet se Jorge Messi ka goditur me makinën e tij një motoçiklist. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Santa Fe në Rosario.

Babai i kapitenit të Argjentinës është dërguar në paraburgim në një stacion policor në Rosario, ndërsa motoçiklisti është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt, për të marrë ndihmën e parë dhe për të matur shkallën e dëmtimeve.

Në stacionin policor Jorge Messit do t’i bëhen edhe testet e frymëmarrjes, për të matur alkoolin në trupin e tij.

61-vjeçari  po drejtonte një  BMW. Edhe pse raportet lokale thanë se motoçiklistit u la pa ndjenja pasi u rrëzua në tokë, plagët e tij u kategorizuan si “jo serioze” pasi ai u ekzaminua nga mjekët në Spitalin A & E të Rosario të Clemente Alvarez. Incidenti nuk pritet të rezultojë në veprime gjyqësore.

Kryqëzimet ku ndodhi përplasja, në kryqëzimin e një rruge të quajtur Ayacucho me Regimente 11, përshkruhet si njjë vend i zakonshëm për aksidente As Messi as babai i tij ende nuk kanë bërë asnjë koment.

Kujtojmë se Jorge u shpall fajtor për mashtrime tatimore në një gjykatë spanjolle në vitin 2016 së bashku me djalin e tij.Dënimet e burgut u reduktuan më vonë në gjoba./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY