Konfirmohet në detyrë gjyqtarja, KPK: Ka kryer deklarime të sakta të pasurisë

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja, KPK: Ka kryer deklarime të sakta të pasurisë

52
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Albana Boksi.

Gjyqtarja në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda u përball të enjten gjatë seancës dëgjimore pa probleme me procesin e vetingut. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

SEANCA DEGJIMORE

Relatorja e çështjes, Firdes Shuli u shpreh se komisioni e ka rivlerësuar gjyqtaren Boksi në të tri komponentët; për deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.

Shuli theksoi se gjyqtarja Boksi ka qenë tërësisht bashkëpunuese gjatë gjithë procesit të verifikimit, gjë që do të konsiderohej gjatë marrjes së vendimit. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka raportuar pranë komisionit se gjyqtarja Albana Boksi ka kryer deklarim të saktë, ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive që zotëron, nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Reporter.al shkruan se komisioni ka kryer hetim të pavarur për të tre kriteret prej ku për asnjërën prej tyre nuk ka evidentuar probleme që të mund të rëndojnë pozitën e gjyqtares Boksi. Sipas relatores Shuli, për apartamentin me sipërfaqe 77 m2 në Tiranë të porositur nga subjekti në vitin 2015 për vlerën e 7 milionë lekëve. Si burim të krijimit të kësaj pasurie, gjyqtarja Boksi ka deklaruar kursimet ndër vite, një hua të marrë nga një i afërm, kredi bankare dhe mbylljen e një depozite bankare.  Relatorja Firdes Shuli pohoi se nga verifikimet e kryera prej komisionit nuk janë konstatuar probleme për deklarimet e kësaj pasurie dhe se gjyqtarja Albana Boksi ka pasur burime të ligjshme.  Komisioni ka administruar edhe dokumentacionin vërtetues për të ardhurat të të afërmit të gjyqtares Boksi që i ka dhënë kësaj të fundit huanë në shumën e 10 mijë eurove. Sipas relatores, në dokumentet e legalizuara dhe me vulë apostile pasqyrohen të ardhurat buto të personit të lidhur me subjektin për vitit 2014, 2015 dhe 2016.

Komisioni ka gjetur pa probleme edhe deklarimin e gjyqtares Boksi për kalimin në pronësi në vitin 2015 një autoveture tip “Ford” me vlerë 11 200 euro.

Për tokën e blerë në vitin 2005 në fshatin Pulaj-Plazh në Shkodër, me pjesë takuese ¼ m vlerë 500 mijë lekë, gjyqtarja Boksi ka deklaruar si buim të krijimit të kësaj pasurie kursimet. Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk është në konflikt interesi me ish-pronarin e tokës dhe se deklarimet e saj përkojnë me gjetjet e hetimit administrativ.

Relatorja Shuli sqaroi se për mosjustifikimin e burimit të shpenzimeve gjatë vitit 2005, subjekti ka kërkuar që të zbritet shuma 270 mijë lekë për udhëtimin dhe qëndrimin jashtë shtetit për 29 ditë. Sipas relatores, Boksi ka depozituar dokumente se gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë jashtë shtetit për arsye pune dhe ka kërkuar që ky shpenzim t’i zbritet. Sipas komisionit, Boksi nuk ka deklaruar kusime cash për vitin 2004.

Ndërkohë, për një gjendje 380 mijë lekë në vitin 2017, komisioni ka konstatuar se kjo vlerë është përfituar nga të ardhura të ligjshme. Relatorja Shuli u shpreh se gjyqtarja Albana Boksi ka kryer deklarime të sakta, sin ë deklaratën veting, ashto edhe në ato periodike.

Gjyqtarja Albana Boksi është vlerësuar pozitivisht edhe për pastërtinë e Figurës dhe profesionalizimin. Kështu, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, ka raportuar pranë komisionit se nuk është gjetur asnjë kontakt i papërshtatshëm për gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ndërsa dy denoncimt e kryera nga publiku pranë KPK jan ëvlerësuar se nuk përmbushin kriteret. Lidhur me profesionalzimin, relatorja Shuli pohoi se ka rezultuar se gjyqtarja Albana Boksi ka treguar aftësi të mira profesionale dhe organizative, ka paraqitur etikë të lartë dhe angazhime të larta profesionale.

Në fund të senacës, gjyqtarja Albana Boksi deklaroi se u qëndronte gjithë shpjegimeve të dhëna. Ajo e vlerësoi procesin si transparent e objektiv dhe kërkoi konfirmimin e saj në detyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY