Informacione të rreme në rrjetet sociale, refugjatët tentojnë të hyjnë në Maqedoninë...

Informacione të rreme në rrjetet sociale, refugjatët tentojnë të hyjnë në Maqedoninë e Veriut

44
0
Shares

Një informacion i rrëmë ka bërë që një numër i madh refugjatësh të planifikojnë të kalojnë pranë kufirit grek me Maqedoninë e Veriut. Refugjatët thanë se iu përgjigjen një thirrje anonime në rrjetet sociale për të shkuar në kufirin grek, afër territorit të Maqedonisë së Veriut

Qëllimi i tyre është që përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor, të hyjnë në vendet e Evropës për të kërkuar azil.

Sipas BW, autoritetet greke kanë njoftuar se mbi 500 refugjatë, mes tyre familje më fëmijë kanë ngritur tenda dhe çadra në një fushë misri, disa kilometra në perëndim të Selanikut.

Një ditë më parë,  autoritetet janë përfshirë në përplasje fizike me një refugjat nga Iraku, i cili në përplasje e sipër i shkaktoi dëmtime fizike një oficeri policie, raportojnë mediat greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY