“Do marr hak për sulmin në Zelandë”, arrestohet shqiptari, zbulohen bisedat për...

“Do marr hak për sulmin në Zelandë”, arrestohet shqiptari, zbulohen bisedat për t’u bashkuar me ISIS

98
0
Shares

Në një artikull të NBC-së amerikane, shkruhet se shqiptari Fabjan Alameti 21 vjeç, është arrestuar nga autoritetet si i dyshuar për një sulm terrorist që pritej të ndodhte.

Sipas artikullit, thuhet se i riu është zbuluar nga bisedat për t’u bashkuar me ISIS dhe për të sulmuar qytetarët në rrugë, si edhe për t’u hakmarrë ndaj sulmit terrorist në dy xhamitë në Zelandë të Re ku u vranë 50 persona.

Ne sallen e gjyqit, një agjent i FBI-së deklaroi se 21-vjeçari ishte marrë në pyetje nga autoritetet fillimisht në vitin 2018, ndërsa më pas ai kishte bërë komente në Facebook në mbështetje të ISIS.

Por ai nuk e dinte se ishte nje person që po mbahej në vezhgim dhe në fillim të ketij viti kishte biseduar me një informator të FBI-së, me të cilin kishte folur për të luftuar me ISIS në Siri dhe Irak, si dhe për të bërë në sulm në SHBA kundër një objekti të ushtrisë, ndërtesave qeveritare, qendrës së homoseksualëve, apo një tempulli hebre.

Me pas kishte thene se nuk do bente asnje sulm, pasi SHBA i kishte dhene shtetësinë.

Në një tjetër bisedë ai kishte thënë “Do të sulmoj njerëz të rastësishëm për të marrë hak për gjakun“, per sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re.

Më pas ai kishte shkruar në një dyqan armesh dhe bënte qitje me pushkën të cilën e kishte marrë me qira për 35 dollarë.

Në pranga, sipas policise ai u vu sepse arma ishte pa leje dhe përdorej nën efektin e drogës.

Linku tek shkrimi origjinal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY