U shkarkua nga KPK, ish-prokurorja kërkon rikthimin, merr motrën si avokate në...

U shkarkua nga KPK, ish-prokurorja kërkon rikthimin, merr motrën si avokate në ankimim

42
0
Shares
Rovena Gashi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit po zhvillon seancën gjyqësore për ankimin e Rovena e Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

E pranishme në seancë është dhe vetë ish-prokurorja Gashi, e cila ka kërkuar që të asistohet në mbrojtje nga motra e saj Ema Gashi.

Kryesuesja e trupës gjykuese Albana Shtylla tha se ONM ka paraqitur një gjetje për ish-prokuroren Rovena Gashi.

Ndërkaq Ema Gashi bëri me dije se janë njoftuar për një tjetër vëzhgues ndërkombëtar.

Më 25 korrik të këtij viti, ish-drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, e pezulluar muaj më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, u shkarkua nga detyra.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikon pasurinë.

Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore me (20 korrik), ku refuzoi Komisionin me argumentin se vendimi për të dhe shumë të tjerë ishte i paracaktuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY