Kërkoi të mbrohej nga e motra, shtyhet seanca për ish-prokuroren Rovena Gashi

Kërkoi të mbrohej nga e motra, shtyhet seanca për ish-prokuroren Rovena Gashi

44
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për në  23 prill seancën gjyqësore për ankimin e Rovena e Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në seancën e sotme ku ishte e pranishme dhe vetë ish-prokurorja,  KPA refuzoi kërkesën e  Gashit për tu asistuar nga e motra e saj Ema Gashi në këtë proces.

KPA e ftoi Gashin të zgjedhë një ndihmës tjetër ligjor nëse e sheh të arsyeshme.

Në nisje të seancës kryesuesja e trupës gjykuese Albana Shtylla tha se ONM ka paraqitur një gjetje për ish-prokuroren Rovena Gashi.

Ndërkaq Ema Gashi bëri me dije se janë njoftuar për një tjetër vëzhgues ndërkombëtar.

Më 25 korrik të këtij viti, ish-drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, e pezulluar muaj më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, u shkarkua nga detyra.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikon pasurinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY