Gjendet një predhë mbi 300 kg në Fier, forcat e ushtrisë rrethojnë...

Gjendet një predhë mbi 300 kg në Fier, forcat e ushtrisë rrethojnë zonën

44
0
Shares

Një predhë nga lufta e Dytë Botërore është gjetur ditën e sotme në Frakull të madhe të Fierit.

Sipas banorëve të zonës, predha është gjetur pranë liqenit dhe kanë qënë ata të cilët më pas kanë lajmëruar edhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Mendohet  se predha është hedhur gjatë pushtimit të Shqipërisë nga aviacioni Italian.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e armatosura të ushtrisë shqiptare dhe ato xheniere te cilat po bëjnë ekspertizën e predhës 3 kuintalëshe. Ushtria ka krijuar një perimetër sigurie për të mos lejuar kalimin e banoreve apo kalimtarëve te rastësishëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY