Emërohen 14 shefa të rinj komisariatesh, ja emrat dhe vendet

Emërohen 14 shefa të rinj komisariatesh, ja emrat dhe vendet

234
0
Shares

Emërohen 14 shefa të rinj komisariatesh.

Kjo gjë është bërë e ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit.Sipas tyre, ndryshmet bëhen për ti dhënë impuls të ri punës së policisë .

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët e Shefave të Komisariateve në rrethe dhe konkretisht:

Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë;

Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;

Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special “RESI” Tiranë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh;

Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef ë Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec;

Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat;

Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier;

Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;

Komisar Bilal Semanaj deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;

Komisar Gazmend Demrozi deri tani Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër;

Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë;

Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar;

Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë;

Kryekomisar Elidon Çela deri tani Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë;

Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY