Bylykbashi: “Shteti i kapur, PS sabotoi dy herë Reformën Zgjedhore, është koha...

Bylykbashi: “Shteti i kapur, PS sabotoi dy herë Reformën Zgjedhore, është koha të largohet”

32
0
Shares

Oerd Bylykbashi, ish-deputet i Partisë Demokratike si dhe ish-bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore e tha hapur edhe njëherë në Neës 24, se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën.

Sipas Bylykbashit këtu nuk bëhet fjalë për ndryshime në nenet e Kodit Zgjedhor, por të një nevojë tjetër, atë të largimit të një kryeministri që është kapur duke vjedhur vota në bashkëpunim me narkotrafikantë

‘Sot jemi përpara një nëvoje tjetër, jo për të dakordësuar nenen e kodit zgjedhjor, por përballë një lojë më të madhe. Kompozimi më i mirë i kësaj krize politike do të ishte zgjedhje të parakohjsjme.

Vullnetin politik për të pasur zgjedhje të lira  e ka një kryeministër. Nëse një kryeministër nuk do që të vidhen bota, nuk ka mundësi që të vidhen. Nëse kryeministri nuk do që të manipulohen zgjedhjet, sigurisht që nuk lejon manipulimin e tyre’,  tha Bylykbashi.

Bylykbashi kujtoi edhe sabotimet që Rama i ka bërë reformës zgjedhore.

“Është goxha e vonuar në këtë vullnet të rilindur për reformën zgjedhore. Kishte mundësinë të mos e sabotonte siç bëri në tetor dhe në dhjetor. Ne po punonin drejt një konkluzioni teknik, dy herë solli drafte të njëanshme duke shkatërruar vullnetin politik. Hoqi shanset për një marrëveshje. Është retorikë bajate. Kur Sali Berisha i ofronte këtë në 2010 Edi Ramës dhe ai nuk e pranonte, kur i thoshte në darkën e famshme të krokodilit që bëj gjithçka sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, ai nuk e pranonte. Në fund ashtu u bë por zgjati. Ishte një ofertë bujare dhe e vërtetë. Bënë propozime i mbështetëm, i miratuam së bashku”, tha Bylykbashi.

Ndcërkohë Bylykbashi hodhi akuza ndaj maxhorancës edhe për ‘Dosjen 184’ dhe politizimin e administratës.

“Shteti është i kapur nga PS që është sot në pushtet. Cila është ajo forcë opozitare që konkurron dhe fiton ndaj shtetit të kapur?”, tha Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY