Zjarret në pyjet e Korçës, procedohen penalisht 7 persona

Zjarret në pyjet e Korçës, procedohen penalisht 7 persona

68
0
Shares
Foto ilustruese

7 persona janë proceduar penalisht nga policia në Korçë si autorë të zjarrvënieve në pyje dhe kullota, si dhe  të ndotjes së ajrit. Sipas policisë, 3 shtetas  akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe 4 të tjerë për veprën “Ndotja e ajrit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve. Shtetasi F.J, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur disa barishte i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë janë djegur rreth 3 hektarë kullotë dhe shkurre.

Shtetasi me iniciale A.D, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, pasi në vendin e quajtur “Përroi i thellë Llobonicë”, afër këtij fshati, ka djegur rreth 5 dynym pyll.  Shtetasi E.K, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kodra e Floqit”, ka ndezur një zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 4000 m² me shkurre.

Shtetasi O.M, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi në vendin e quajtur “Kamina”, ky shtetas ka djegur aksidentalisht me një cigare një sipërfaqe 20 m² bar, duke ndotur ajrin.

Shtetasi M.T, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur rreth 2 dynym bar në tokën e tij, me qëllim pastrimin e saj, duke ndotur ajrin.

Shtetasi me iniciale S.L, banues në Korçë, pasi ky shtetas në tokën e tij ka djegur disa mbeturina dhe goma duke ndotur ajrin.

Shtetasi S.P, banuese në Memlisht, Pogradec, pasi në afërsi të tokës në pronësi të saj, ka djegur mbeturina duke ndotur ajrin. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY