Vrasjet dhe kërcënimet ndaj ekipit të “Vllaznisë”, ministri Lleshaj sërish në Shkodër

Vrasjet dhe kërcënimet ndaj ekipit të “Vllaznisë”, ministri Lleshaj sërish në Shkodër

129
0
Shares

Pak ditë pas vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është rikthyer në Shkodër.

Lleshaj shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndërsa pati një takim me prefektin e sapoemëruar Valdrin Pjetri.

Pas vrasjes së vëllezërve Bilali, ministri Lleshaj shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë në Shkodër Vehbi Bushatit duke emëruar në vendin e tij Niko Brahimaj.

Ndërsa disa ditë më vonë u shkarkua nga detyra edhe shefi i komisariatit Vasil Çela, në vend të të cilit u emërua Lorenc Meta.

Por vizita e ministrit në Shkodër mund të lidhet edhe me kërcënimet që janë bërë ndaj një pjesë të drejtuesve të klubit të futbollit “Vllaznia”, duke përfshirë edhe trajnerin e sapo emëruar Agim Canaj.

Paraditen e sotme u zbulua se individë të caktuar me synimin për të ndërhyrë në formacion kanë kërcënuar dhe kanë bërë presion ndaj administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, drejtorit teknik Engin Firat si dhe trajnerit Agim Canaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY