Protesta e opozitës, procedohet penalisht Gazmend Bardhi dhe arrestohet një 29 vjeçar

Protesta e opozitës, procedohet penalisht Gazmend Bardhi dhe arrestohet një 29 vjeçar

86
0
Shares

Policia e Shtetit ka vazhduar me arrestimet e protestuesve që marrin pjesë në protestat e organizuara nga Opozita.

Në orët e funfit Policia e Shtetit ka arrestuar 8 persona, nga të cilat 7 i ka lënë në gjendje të lirë, ndërkohë që njëri prej këtyre protestuesve i identifikuar si Olsi Albajrami, 28 vjeç, është mbajtur në komisariat.

Midis personave të proceduar penalisht është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Lidhur me procedimin e Bardhit, Policia në komunikimi paraprak për shtyp njofton se : Është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasi G.B., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me protestën e sotme janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.

Policia sqaron gjithashtu se janë shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tyre edhe për 4 shtetas  të tjerë për veprat penale të “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”,  “Prishja e qetësisë publike”  dhe  “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY