Opozita para Parlamentit pa Bashën, kush e merr në drejtim protestën e...

Opozita para Parlamentit pa Bashën, kush e merr në drejtim protestën e sotme

39
0
Shares

Opozita do të protestojë sërish para Parlamentit si çdo javë paralel me zhvillimin e seancës plenare.

Organizimi i protestës do të jetë i njëjtë me atë të protestave të mëparshme, ndërkohë që mësohet se peshën kryesore do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së. Kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë sot në protestë për shkak të angazhimeve që do të ketë jashtë vendit.

Mësohet se Basha është nisur prej ditës së djeshme drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Ndërkohë mësohet se ditën e sotme në protestën e 8-të të organizuar nga opozita, të paktën 1000-1300 forca policore priten të jenë të angazhuara për mbarëvatjen e saj.

Nga ana tjetër., Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i shoqëruar dhe nga deputetë të tjerë socialistë janë parë të kalojnë kaluan Pedonalen duke iu drejtuar Kuvendit për seancë.

LIVE – Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #ShqiperiaSiEuropa

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 3 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY