FOTO/Të rinjtë mbushin sheshin me pankarta, risia e tyre këtë protestë

FOTO/Të rinjtë mbushin sheshin me pankarta, risia e tyre këtë protestë

108
0
Shares

Opozita po mban protestën e 8, ku kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë mbledhur para Kuvendit ndërsa brenda tij zhvillohet seanca parlamentare ku vijon betimi i deputeteve që pranojnë mandatin.

Me mungesën e Bashës, këtë herë peshën e protestës e ka rinia.

Në duar ata mbajnë pankarta me mbishkrimin”IK”, teksa një prej tyre ka vënë në fytyrë një maskë me portretin e Kryeministrit dhe të tjerë janë lidhur me pranga pas tij, per te simbolizuar qe kryeministri mban peng popullin.

Mësohet se Basha është nisur prej ditës së djeshme drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Ndërkohë mësohet se ditën e sotme në protestën e 8-të të organizuar nga opozita, të paktën 1000-1300 forca policore janë të angazhuara për mbarëvatjen e saj.

LIVE – Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #ShqiperiaSiEuropa

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 3 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY