Drogë me “Mickey Mouse” , zbulohen 3 homoseksualët shqiptarë

Drogë me “Mickey Mouse” , zbulohen 3 homoseksualët shqiptarë

69
0
Shares

Tre shqiptarë homoseksualë u arrestuan të hënën në mbrëmje nga policia greke në rajonin e Atikës, për shpërndarje të lëndëve narkotike.Treshja furnizonte me drogë të varurit nga lëndët narkotike në Athinë.

Hetimet e policisë zbuluan dy shtëpi në Patissia, ku u gjetën më shumë se 10 pako drogë me heroinë dhe kokainë. Në një nga pakot e drogës, brenda të cilës ishin 1,010 gram kokainë, ishte stampuar në pjesën e jashtme pamja e heroit të preferuar të filmave për fëmijë, “Mickey Mouse”.

Një total prej 4,791.5 gram heroinë u kapën dhe u konfiskuan. Mediat greke shkruajnë se një 52 vjeçar së bashku me bashkëshortin e tij 49 vjeçar, e kishin kthyer trafikun e drogës në një biznes familjar, duke qenë pjesë e një grupi kriminal.

Për të njëjtin rast, një homoseksual 31-vjeçar shqiptar, i cili kishte marrë shtetësinë greke, u arrestua. Përveç sasisë së drogës, policia gjeti dhe konfiskoi në shtëpitë e tyre edhe dy peshore elektronike, shumën prej 3,400 euro, një makinë që përdorej për trafik droge dhe shtatë telefona celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY