VIDEO/”Shkodra është e thirrur nga historia”, Basha: Monstra e 2 Prillit nuk...

VIDEO/”Shkodra është e thirrur nga historia”, Basha: Monstra e 2 Prillit nuk ka vdekur

52
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha mbajti fjalën e tij në ceremoninë përkujtimore të masakrës së 2 prillit 1991. Nga Shkodra  Basha deklaroi se e gjithë Shqipëria nën shembullin e këtij qyteti po bëhet gati të përzërë regjimin e hajnit.

Ai tha se mostra që shkaktoi 2 prillin nuk ka vdekur por po përpëlitet si bishë e plagosur dhe ndaj sot Shkodra dhe Shqipëria janë thirrur nga historia.

Shkodra do ta bëjë hasha këdo që shet e blen votën. E gjithë Shqipëria po bëhet gati nën shembullin e Shkodrës ta përzërë regjimin e hajnit. Sot është dita që t’ju drejtohem shkodranëve me mirënjohjen më të thellë dhe t’ju them Shkodrës dhe shkodranëve jeni dhe duhet të jeni krenarë për këtë çmim kaq të lavdishëm që keni vendosur në altarin e lirisë dhe demokracisë. Mostra që shkaktoi 4 dëshmorët e 2 prillit dhe qindra të plagosur nuk ka vdekur. Ajo po përpëlitet si bishë e plagosur. Shkodra është e thirrur nga historia, Shqipëria është e thirrur nga historia me sytë nga e ardhmja. Ne do të jemi në lartësinë e misionit, në thirrjen e pavdekshme ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa”,- tha mes të tjerash lideri demokrat.

Partia Demokratike ka organizuar aktivitete në peërkujtim të  2 Prillit, ditës kur ranë dëshmorë për liri 4 heronjtë e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

LIVE – Në Shkodër përkujtojmë 2 Prillin, ditën kur ranë dëshmorë për liri 4 heronjtë e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Nderim përjetë saktificës sublime të tyre!

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 2 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY