VIDEO/Sekuestrohen mina me telekomandë në Lezhë, arrestohen 2 të rinj vlonjatë

VIDEO/Sekuestrohen mina me telekomandë në Lezhë, arrestohen 2 të rinj vlonjatë

49
0
Shares

Një tjetër operacion është finalizuar diten e sotme. Burime nga policia, bëjnë me dije se është goditur  një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Finalizohet operacioni “The long way”, i ndjekur me metoda proaktive. Janë sekuestruar  3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe  1 telefon celular.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.

“Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “The long way”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

– A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.
– A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).

Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë. 

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Lezhë Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandëFinalizohet operacioni "The long way", i ndjekur me metoda proaktive.Sekuestrohen 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar "The long way", duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: – A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.- A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë. Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 2 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY