VIDEO/Historike, Tsipras i pari kryeministër grek që viziton Maqedoninë e Veriut

VIDEO/Historike, Tsipras i pari kryeministër grek që viziton Maqedoninë e Veriut

34
0
Shares

Kjo është vizita historike e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Maqedoninë e Veriut. Këtë të martë, Tsipras ka mbërritur në Maqedoni.

Kujtojmë që Alexis Tsipras po bën vizitën e parë zyrtare të një kryeministri grek që nga pavarësia e Maqedonisë së veriut të vitit 1991.

Kjo ditë vjen një muaj pasi ai dhe homologu i tij i Shkupit, Zoran Zaev, përfunduan marrëveshjen që shtoi “Veriun” në emrin e Maqedonisë për ta dalluar atë nga një krahinë kufitare në Greqi.

Pas bisedimeve Zaev-Tsipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri grek takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pasditen e kësaj të marte do të mbahet edhe një forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat. Në delegacionin shoqërues të Tsiprasit në Shkup, krahas ministrave ka edhe përfaqësues biznesi.

Cipras, kryeministri i parë grek që zyrtarisht viziton Maqedoninë e VeriutПремиерот на Грција Алексис Ципрас во посета на Северна Македонија

Publiée par TV21 sur Mardi 2 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY