Rama renditet mes liderave që uruan Erdogan për fitoren, në listë asnjë...

Rama renditet mes liderave që uruan Erdogan për fitoren, në listë asnjë udhëheqës nga BE

52
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të përshëndesë fitoren e presidentit Rexhep Taip Erdogan, e cila rezultoi të ishte një fitore e vështirë.

Partia ‘AK’ fitoi në shumicën e qyteteve në Turqi, por nuk duhet të harrojmë që u shoqërua me disfatën e Erdogan përballë opozitës në Ankara, Stamboll, Izmir dhe Antalja. Pas 25 vitesh, që kur Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, drejtimi i këtij qyteti do i takojë një force opozitare.

Gjithsesi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar ditën e djeshme një mesazh urimi presidentit turk dhe mesazhi konfirmohet nga ‘Anadolu Agency’ (AA).

Një tjetër detaj interesant në lajmin që raportohet nga agjencia shtetërore turke është fakti që emri i Edi Ramës renditet mes emrave të tjerë të lidërve, ku vihet re që mungonin urimet nga liderët e Bashkimit Evropian.

Liderët që kanë uruar Erdoganin përfshijnë presidentin e Azerbajxhanit, presidentin e Serbisë, presidentin e Palestinës, një prej presidentëve të Bosnjes (Dodik), presidentin e Guineas, kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Rusisë”, raporton ‘AA’.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me Erdogan, ndërkohë që mesazhe urimi kanë ardhur edhe nga presidenti i Iranit dhe kryeministri i Pakistanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY