FOTO/Aktorja e mirënjohur shqiptare feston ditëlindjen, del nga spitali pas operacionit të...

FOTO/Aktorja e mirënjohur shqiptare feston ditëlindjen, del nga spitali pas operacionit të vështirë

182
0
Shares

Aktorja e njohur shqiptare, ikonë e kinematografisë, Margarita Xhepa sot feston ditëlindjen e saj të 85, ndërsa së fundmi kemi lajmin e mirë se gjendja shendetsore e saj është rregulluar.

Më herët DRONI.al ka raportuar për situatën e vështirë të aktores, e cila tregonte se nuk mund të ecte dot dhe do të nënshtrohej një operacioni në këmbë.

Ditën e sotme, aktorja pritet të dalë nga spitali. Burime nga spitali ku ka kryer ndërhyrjen, bëjnë me dije se tashmë e madhja Margarita Xhepa gëzon shëndet të plotë.

87-vjeçarja  së fundmi ka qenë protagoniste e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar në romanin e shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli.

Xhirimet për këtë film janë mbyllur në muajin shtator dhe tani pritet premiera. Margarita Xhepa është edhe nëna e aktorit  të njohur  Ndriçim Xhepa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY