Vasili ironizon Ramën: “Ua ua, analfabetët e qeverisë do të verifikojnë titujt...

Vasili ironizon Ramën: “Ua ua, analfabetët e qeverisë do të verifikojnë titujt shkencorë?!”

40
0
Shares

Pas deklaratës së kryeministrit Rama në një takim me studentë se, së shpejti do të nisë edhe verifikimi i titujve shkencorë, ku sipas tij, pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanë, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas tij, qeveria e analfabetëve nuk mund të bëjë diçka të tillë.

Postimi i plotë i Vasilit:

Ua ua qeveria e analfabeteve do te verifikoje titujt shkencore?!

Kryeministri perballe pedagogeve,me kurajon e marrë qe vjen vetem prej padijes se thelle,mbushi bulçite dhe me plot gojen tha:

“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”

Qeveria e analfabeteve, qe as shqipen e ministrave te vet nuk qeveris dot, do te ndaje shkencetaret nga jo shkencetaret,do te ndaje te diturit nga te paditurit, do te ndaje dijetaret nga genjeshtaret.
Gjëmë e padegjuar kjo.

Sic ndajne koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan te ndajne edhe titujt shkencore.

Edhe ne kohen e partise punes nje budallallek i tille nuk ndodhi kurre,bile ishte e kunderta dhe shteti e partia nuk hyne deri aty.

Reforma me mire qe mund te beje qeveria eshte te fuse ne kurs vehten per te mesuar shqipen, qe e flasin si kemishe e veshur mbrapsht dhe e dyta te mesojne fare pak logjike aq sa niveli i shkolles fillore, se me shume nuk mbajne.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY