“Të të shajë dhe kullaxhiu”, ish-deputeti: Rama s’mund të hedhë gurin e...

“Të të shajë dhe kullaxhiu”, ish-deputeti: Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën

49
0
Shares

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka reaguar në rrjetet sociale, pas vizitës së kryeministrit Rama në Golem nga ku u shpreh se bashkia ka ndërtuar pallate në rërë dhe që nuk ka investuar as në ndërtimin e një konvikti .

Boçi ka folur këtë herë me statistika duke iu referuar situatës së arsimit qe me qeverisjen e ish-kryeministrit Rama. Boçi thotë se arsimi profesional është lënë në mëshirë të fatit dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e qeverisë.

Ish-deputeti skruan se AFP vuan problemet e një ligji të hartuar kuturu dhe nga ana tjetër fondet për ndërhyrje për gjashtë vite numërohen me gishtat e njërës dorë.

REAGIMI I PLOTE I BOCIT

Sot në Golem Rama pa Visin, na paska zbuluar se ka dhe Arsim profesional!!!
Muaj pa folur për të. Vite pa u kujdesur për të.
Me siguri, po ta pyesësh se cila është ministria përgjegjëse e AFP, 100% nuk e di.
Nuk e di, sepse pasi e degdisi sa tek Ministria e Arsimit, (ku duhet të jetë në fakt) sa tek ish-Ministria e mirëqënies sociale, tani e ka futur në një zgëqe a kthinë të fshehur, në megaministrinë e Ekonomisë, Financës e Punës.
I lënë krejt pas dore e i harruar, Arsimi profesional nuk është as prioritet e as i financuar. Pjesa në buxhet, dedikuar atij mbetet në shifra simbolike.
Numri i nxënësve, pavarësisht fryrjes së propagandës, ka ardhur duke rënë në vite.
Këtë e tregojnë qartë dhe statistikat e dala nga Ministria e arsimit dhe INSTAT-i Ramës.
Në 2018 ka më pak nxënës se në 2013-2014. (tabela)
AFP vuan problemet e një ligji jo efikas të hartuar kuturu.
Ka problem me kualifikimin e mësuesve, të bazave të praktikave e të konvikteve.
Postsekondari vuan mospërputhjen me kërkesën që ka tregu i punës.
Ndërkohë që ndërhyrjet në infrastrukturë, për gjashtë vite numërohen me gishtat e njërës dorë.
Fondi për konviktet, sasia dhe mënyra e përdorimit i kalon pushtetit lokal, por sasinë dhe termat e tjerë i përcakton qeveria.
Ndaj Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën.
Nuk është Bashkia Kavajë përgjegjësja e dështimeve të tij që paratë e Arsimit i pakëson, ose i dedikon me PPP.
Rama nuk mund të fusë as kokën në rërën e Golemit, si struc vendi.
Të të shajë dhe kullaxhiu, mister 20%, që betonizoi e vazhdon të betonizojë Tiranën, që kërkon të bëjë kullë duke lëvizur nga vendi dhe Lanën, është kulmi!
Se cili e shkatërroi Golemin përgjatë këtyre viteve, ne e kemi denoncuar me fakte.
Protesta ka për të të nxjerrë kokën dhe nga rëra dhe nga zyra!

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY