Shpenzuan 250 mijë euro për film, Mamaqi flet për pagën e tij:...

Shpenzuan 250 mijë euro për film, Mamaqi flet për pagën e tij: Unë kam disa rroga

141
0
Shares

Eshtë e zakonshme që në Shqipëri të të pyesin për rrogën dhe për moshën, ndonëse për shumë të tjerë konsiderohet jo normale.

E njëjta gjë vlen dhe për personazhet e famshme, paga e të cilëve gjithmonë ka shtuar kuriozitetin e njerëzve.  Ermal Mamaqi ishte i ftuar në “E Diell” dhe një nga pyetjet e drejtuara kundrejt tij ishte: Sa e ke pagën?

Kjo është pyetje tipike shqiptarësh. Ku po shkon dhe sa e ke rrogën janë karakteristikë e kombit tonë aq sa edhe të huajt çuditen me ne për këtë pjesë.

Unë kam disa rroga. Këto ndahen në të ardhura pasive si për shembull dhënia me qira e një apartamenti, që do të thotë se t’i nuk punon për to, dhe të ardhura aktive që ti punon dhe merr një rrogë në fund të muajit. Në momentin kur të ardhurat pasive janë më të mëdha se shpenzimet e tua, atëherë ti mund të pushosh nga puna bosin tënd”, deklaroi Ermali.

Me këtë përgjigje Ermali la të kuptonte që e kishte rrogën të mirë, ndërkohë kujtojmë që sapo ka realizuar dhe filmin “2 gisht mjaltë”, në të cilin ishte producent dhe në total filmi ka shkuar 250 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY