Shkodra e blinduar, përcillen në banesën e fundit vëllezërit Bilali, i pranishëm...

Shkodra e blinduar, përcillen në banesën e fundit vëllezërit Bilali, i pranishëm dhe Asmer Bilali

142
0
Shares

Qyteti i Shkodrës ditën e sotme ka qenë në masa të rrepta sigurie dhe e blinduar nga forca të shumta policie.

Këtë pasdite të së dielës, u përcollën për në banesën e fundit dy vëllezërit Bilali që u ekzekutuan një ditë më parë. Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe Asmer Bilali, djali dhe nipi i viktimave, i cili është në paraburgim si një nga anëtarët e grupit “Bajri”.

Gjyshi i tij, Fahri Vejuka u shpreh për mediet se shteti duhet të gjejë autorët. Pothuajse është shuar një familje – thotë ai, – dhe institucionet duhet të bëjnë detyrën e tyre.

Vëllezërit Brahim Bilali dhe Astrit Bilali  u vranë ditën e djeshme në vendin e quajtur “Zooteknika”në lagjen “Guerrile” në Shkodër.

Ata kanë qenë duke rregulluar një portë të re hyrëse në oborrin e shtëpisë kur është afruar ekzekutori (et) dhe i ka qëlluar. Makina që autorët kanë përdorur gjatë atentatit dyshohet të ketë qenë e vjedhur dhe me targa fallso.

Policia e Shkodrës njofton e ka shoqëruar mbi 20 persona dhe po vijon procesi i marrjes në pyetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY