Sa herë ke bërë seks këtë muaj?/ Ylli i Barcelonës tërbon tifozët...

Sa herë ke bërë seks këtë muaj?/ Ylli i Barcelonës tërbon tifozët e Realit me përgjigjen epike

180
0
Shares

Gerard Piqué ditët e fundit i dërgoi një mesazh në Twitter televizionit Movistar +, duke ftuar veten në programin “La Resistencia” drejtuar nga David Broncano, një komedian i njohur në Spanjë.

U tha, u bë, sepse të enjten në mbrëmje qendërmbrojtësi i Barcelonës ishte i ftuar në “La Resistencia”, në Madrid, ku natyrisht spektakli ishte i garantuar, falë humorit dhe batutave mes Pique e Broncano.

Prezantuesi nuk e humbi rastin që t’i bënte një pyetje për paratë yllit të Barcelonës: “Sa para ke në llogarinë tënde bankare?”. Përgjigja e Pique ishte një ngacmim për rivalët e qytetit, Espanyol: “Pas kaq vitesh në futboll, kam në bankë më shumë para se buxheti i Espanyol këtë vit”. Prezantuesi i tha se buxheti i Espanyol këtë sezon është 57 milionë euro, ndërsa Pique u përgjigj: “Unë kam shumë më tepër”.

Më pas, pyetja më provokuese: “Sa herë ke bërë seks këtë muaj”. Përgjigja e bashkëshortit të Shakira-s ishte epike: “A llogaritet Bernabeu?”. Natyrisht, një batutë që u ka djegur shumë tifozëve të Realit, sepse pak javë më parë Barcelona shëtiti dy herë në Bernabeu, duke marrë fitore të mëdha mes kampionatit e kupës./CNA.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY