Boja kancerogjene e tatuazheve, Italia merr vendimin e rëndësishëm

Boja kancerogjene e tatuazheve, Italia merr vendimin e rëndësishëm

40
0
Shares

BE-ja është e vendosur të kufizojë përbërës të caktuar për tatuazhet,  të cilët mund të dëmtojnë pjellorinë dhe të ndryshojnë ADN-në  e një personi.

Agjencia Evropiane e Kimikateve njoftoi vitin e kaluar se ishte njohur mirë se bojërat e tatuazhit mund të përmbajnë substanca me interes si karcinogjenët e identifikuar dhe dëmtuesit e lëkurës”.

Italia  ka marrë masat e para, duke tërhequr nga tregu dhe ndalon përdorimin e 9 pigmenteve për tatuazhe, pasi përmbajnë substanca kancerogjene apo krijojnë alergji.

Vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ngjyrat në fjalë prodhohen kryesisht në SHBA dhe quhen Dubai Gold, Sailor Jerry Red, Black Mamba, Green Beret, Hot Pink, Banana Cream, Lining Red light dhe Blue Iris.

Verifikimet e kryera mbi këto pigmente kanë nxjerrë në pah se në përmbajtje kanë disa substance që janë në listën e molekulave tumorale dhe nuk janë konform direktivës evropiane të vitit 2008 që është rregullator i sektorit në fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY