“Policia nuk vepron, megjithëse di gjithçka”, reagime nga PD pas vrasjes së...

“Policia nuk vepron, megjithëse di gjithçka”, reagime nga PD pas vrasjes së dyfishtë në Shkodër

101
0
Shares

Vrasja e dy vëllezërve ka nxitur reagime të forta nga ana e opozitës, të cilët dënojnë ashpër krimin e rëndë, ndërsa ngrenë shqetësimin e pasigurisë në këtë qytet.

Ish-deputeti Luçiano Boçi gjithashtu ka reaguar në rrjetet sociale teksa shkruan se Shqipëria është si Palermo, ku policia nuk vepron, megjithëse di gjithçka. (të plotë e gjeni më poshtë).

Nga ana tjetër dhe ish-deputeti Flamur Noka ka reaguar për krimin e rëndë, duke thënë  se Lleshaj nuk po bën asgjë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Ai ka shtruar dhe pyetjen se “çfarë po bëhet me 4 bandat kriminale që citoi ambasadori i SHBA”.

Noka iu bën thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë për të larguar Ramën, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.(kliko për të plotën).

POSTIMI I LUCIANO BOCIT:

JO VETËM SHKODRA

JO VETËM PALERMO

Kronikat e sotme të vrasjes së Shkodrës,  e paraqesin qytetin e humorit si Palermon e vendit.

Situata e rëndë kriminale me vrasje pareshtur,  e nxit këtë përcaktim.

Po nuk është vetëm Shkodra!

Palermo është dhe Elbasani.

Palermo është dhe Durrësi

Palermo është dhe Vlora

Palermo është dhe Tirana.

E gjithë Shqipëria është një Palermo.

Qytetet tona gdhihen dhe ngrysen me vrasje bandash, vrasje hakmarrjesh, vrasje shtetërore.

Krimi kontrollon sot votat, paratë, kanalet e narko-trafikut, në bashkëpunim të ngushtë më pushtetarë, politikanë qendrorë e vendorë.

Dhe atij nuk i hyn gjemb në këmbë.

Sepse policia hesht.

Policia nuk vepron, megjithëse di gjithçka.

Policia nuk ka vullnet, sepse drejtuesit e saj janë bërë njësh me interesat kriminale.

Stina e zgjedhjeve, nxit më shumë stinën e vrasjeve,  sepse krimi e di mirë që Ramës dhe skotës së tij i duhen votat dhe jo siguria e qytetarit.

Prandaj ne nuk jemi vetëm një Palermo e viteve 70-80.

Ne jemi më shumë se kaq.

Jemi vend që drejtohemi nga një organizatë kriminale e cila lan hesape, bën hesape, mbyll hesape, për hesap të pushtetit personal.

Në Palermo, krimin e organizatave e ndali protesta e qytetarëve.

Në Shqipëri kështu po ndodh…

Të vazhdojmë betejën me organizatën kriminale në pushtet.

Gjarpri i krimit mbytet nga koka!!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY