EMRI/ Elbasan, sherr me thika, plagoset një 57-vjeçar

EMRI/ Elbasan, sherr me thika, plagoset një 57-vjeçar

69
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi plagosi një person me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha”,  pas një konflikti mes dy personave.

“Pas marrjes së njoftimit menjëherë  në vendgjare kanë shkuar forcat e Policisë dhe falë ndërhyrjes  së shpejtë është arritur të kapet autori në flagrancë shtetasi S.B., 43 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili gjatë një konflikti për motive të dobta  ka goditur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin A.M.,  57 vjeç”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY