Bylykbashi i përgjigjet Ramës: O artist, lëri bandat dhe dil në shesh

Bylykbashi i përgjigjet Ramës: O artist, lëri bandat dhe dil në shesh

53
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë takimit të sotëm në Durrës i përmendi edhe emrin.

Bylykbashi, përmes një reagimi në Facebook, i kujton kreut të qeverisë dy ngjarje, në vitin 2009 dhe 2011, ndërsa e fton të hedhë amrët që i jep pushteti, të lerë bandat dhe të dalë në shesh.

POSTIMI I BYLYKBASHIT:

Eh mer artist!

Paska fol artisti nga Tirana. O artist, te kujtohet 2009 kur thoje: Si ma hodhe qe mblodhet me shume vota me koalicion? I madh ishe, kujtoje se koalicioni i madh duhej vetem per kohe televizive. Koalicioni mblodhi vota, jo kriminelet qe mbledh ti.

Po 2011 kur te nxorem nga zyra te kujtohet? Te prishem planet e kullave. Madje doje te zhdukje edhe ato 300 votat qe socialistet kishin hedhur per ty por i kishin hedhur ne kutite e gabuara. Ti nuk doje te numeroheshin edhe votat e tua, i bere hasha, se doje te shpalleshe fitues patjeter vetem me 10 votat e rezultatit paraprak. Ne ti gjetem ne kuti, i numeruam per ty nje per nje. Dhe ti humbe.

Kur je artist mos bej si jurist! Hidhi armet qe te jep pushteti, leri bandat dhe dil ne shesh barabarte dhe te shohim si iken duke kuisur. He artist, ashtu e sheh sa te vlejne bojrat e ujit qe mban mbi tryeze!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY