Vrasja e Jurgen Kurtit, të arrestuarit mohojnë krimin, gjykata jep vendimin

Vrasja e Jurgen Kurtit, të arrestuarit mohojnë krimin, gjykata jep vendimin

116
0
Shares

Gjykata ka lënë në masë arresti me burg tre të rinjtë e arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë. Olsi Qalliaj, Alesio Berberi dhe Elsi Levendi, mohuan të kenë lidhje me vrasjen, ndërsa deri më tani kanë zgjedhur të heshtin ashtu si para grupit hetimor, edhe sot para togave të zeza.

Prokuroria i dyshon si bashkëpunëtor në vrasje  me paramendim kundrejt pagesës prej 30 mije euro.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Kurti u vra në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, poshtë banesës së tij.

HETIMET

Pas grumbullimit të kamerave të sigurisë, policia ka nisur fillimisht verifikimin e mjetit që kanë përdorur atentatorët. Nga të dhënat e deritanishme, makina është me dokumente të rregullta në pronësi të personit tjetër të shpallur në kërkim dhe e regjistruar në Fier.

Ka qenë hetimi mbi makinën tip ‘Benz’ ngjyrë gri ajo që ka orientuar më pas policinë për identifikimin dhe kapjen e 3 të rinjve, Elsi Lelendi , Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj. Sa i takon rolit të personave të arrestuar, bazuar edhe nga 50 kamera sigurie të sekuestruara në zonën ku ndodhi atentati, është zbardhur edhe roli i tyre para dhe pas atentatit ndaj Kurtit.

Mësohet se ka qenë 21-vjeçari Elsi Levendi ai i cili ka njoftuar tre të rinjtë e tjerë për lëvizjet e 26-vjeçarit, të cilët më pas e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash pranë banesës. Pas aktit, referuar edhe nga pamjet e kamerave, Levendi u takua me tre autorët e dyshuar në makinën ‘Benz’ në zonën e Komunës së Parisit dhe më pas janë larguar.

Mësohet gjithashtu se gjatë kohës që ishin në përgjim mes njëri-tjetrit të rinjtë kanë folur për një shumë parash që do të merrnin për “punën” e kryer, që rrit dyshimin se ka           qenë vrasje me pagesë.

“Ke folur për ato lekët?”, “Kur do i marrim ato lekët?” Janë këto disa prej bisedave të përgjuara mes tyre.Ata nuk ishin të punësuar dhe ishin vetëm me arsim 9-vjeçar. Policia në momentin e arrestimit u gjeti armën e krimit dhe makinën në banesën e Alesio Berberit, njëri nga të arrestuarit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY