VIDEO/Basha mbyll protestën, premtimi i tij: Do ti kthej gabimet në mësime,...

VIDEO/Basha mbyll protestën, premtimi i tij: Do ti kthej gabimet në mësime, zotohem para jush

46
0
Shares

Lulzim  Basha ndodhet në selinë blu ashtu si bën gjithmonë para se të mbyllë protestën.

I vendosur para protestuesve, Basha ka folur hapur dhe ka bërë premtime për qytetarët.

Zotohem para jush bashkëqytetarë të mi, bashkëqytetarë të sakrificës, nuk ka forcë që u tradhton ju. Verdikti juaj për një Shqipëri si gjithë Europa.

Me ju në shi e në diell, me ju në mëngjes, në muzg,në këngë, në marshim, do të jem gjithmonë unë, partia demokratike, opozita e bashkuar. Nuk do tiu braktisim në ëndrrat tuaja për një Shqipëri Europiane. Kjo është beteja për të cilën luftojmë, ne do të vazhdojmë deri në fund, – u shpreh Basha.

Basha tha se kryeministri Edi Rama ka blerë dhe ekranet e mediave, ndërsa shprehu dhe mirënjohjën për gazetarët. Basha kërkoi ndjesë dhe për ata demokratë të cilët u bënë të pasur me lekët e qytetarëve të thjeshtë.

“Do ti kthej gabimet në mësime, zotohem para jush”,-premtoi Basha para qytetarëve.

LIVE – Beteja jonë është për një Shqipëri si gjithë Europa. #ShqiperiaSieuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 28 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY