Shkatërrohet sera me kanabis brenda shtëpisë, pranga 50-vjeçarit në Kurbin

Shkatërrohet sera me kanabis brenda shtëpisë, pranga 50-vjeçarit në Kurbin

137
0
Shares

Policia e Kurbini ka shkatërruar një miniserë, ku ishin mbjellë fara kanabisi.

Në kuadër të operacionit të koduar “Miloti” policia arrestoi kultivuesin e tyre, një 50 – vjeçar i identifikuar me inicialet F.H.

“Policia e Kurbinit pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë si dhe kontrolleve të imëtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të  mundur  gjetjen dhe shkatërrimin e një mini sere në territorin e banesës së shtetasit F.H në Milot, në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi në kubikë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për  identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY