Nisen qytetarët drejt Tiranës, Baçi: Rama t’i thërrasë mendjes nga protesta të...

Nisen qytetarët drejt Tiranës, Baçi: Rama t’i thërrasë mendjes nga protesta të tilla

61
0
Shares

Që në orët e para të mëngjesit qytetarët janë nisur nga rrethet për tiu bashkuar protestës së radhës të opozitës para Parlamentit.

Qytetarë të shumë kanë nisur të organizohen, për të mbërritur në Tiranë nga të gjitha rrethet e vendit. Kryetari i degës së PD në Fier, Luan  Baçi u shpreh i vendosur se protesta të tilla do të vijojnë para një parlamenti që nuk e njohin.

Baçi ka deklaruar se protesta e sotme e opozitës, që do të zhvillohet para Parlamentit pritet të jetë e fuqishme.

Protesta e sotme është e radhës para parlamentit, të cilin nuk e njohim, fasadë dhe i mbushur me kriminelë.

Nuk do lejojmë të zhvillohet një parlament i rregullt, do vazhdojmë do kulmojmë më 13 prill në orën 18.00 në një protestë mbarë kombëtare të fuqishme, kështu që shpresoj që Rama t’i thërrasë mendjes nga protesta të tilla. Protesta e sotme pritet të jetë e fuqishme”, u shpreh Baçi.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare. Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY