Grushta mbi bluzat e bardha në Dibër, dy vëllezër dhunojnë mjekun

Grushta mbi bluzat e bardha në Dibër, dy vëllezër dhunojnë mjekun

172
0
Shares

Një tjetër rast i dhunës ndaj bluzave të bardha është regjistuar në Dibër. Mjeku i spitalit rajonal Agron Mezenxhiu është goditur me grushta nga shtetasi me inciale V.L.

Ky i fundit kishte shkuar për të mjekuar një plagë. Mjeku pasi i ka qepur plagën dhe e ka mjekuar, pacienti i ka kërkuar raport mjekësor por mjeku ka refuzuar duke i thënë se nuk e shikon të arsyeshme.

Kaq ka mjaftuar që ai ta sulmojë mjekun. Policia ka arrestuar në flagrancë vëllain e  V.L, ndërsa po vijon punën për kapjen e këtij të fundit.

“U arrestua në flagrancë A.L, 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M”, njofton policia.

Policia thotë se dy vëllezërit akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij akti.

Prej fillimit të vitit në të gjithë vendin janë shënuar disa raste të dhunës ndaj mjekëve, çka i ka ngritur disa herë bluzat e bardha në protestë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar forcim të masave ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY