Do bëhej deputete, kandidatja nga LSI nuk shkon në Kuvend të bëjë...

Do bëhej deputete, kandidatja nga LSI nuk shkon në Kuvend të bëjë betimin

100
0
Shares

Paralel me protestën e opozitës, vijon dhe seanca plenare, ku do të betoheshin dhe deputetët e rinjë të opozitës.

Teksa deputetët Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi kanë pranuar mandatin duke bërë betimin në Kuvend,  ka suprizuar deputetja e re e LSI-së, Ambra Borova e cila do të merrte vendin e lënë në Kuvend nga Agron Çela në Shkodër.

Ajo nuk  është paraqitur në  Parlament. Mungesën e Borovës ditën e sotme në Kuvend, në seancën e betimit, kreu Kuvendit Gramoz Ruçi, e ka justifikuar duke u shprehur se kishte “ arsyet e saj objektive, më madhore”.

Me tre emrat e rinj në Kuvend, numri i deputetëve që do të ulen në sallë janë 99. Nga opozita e re, vendet më të shumta i ka zënë LSI me 11 deputetë, si dhe Lefter Koka, ndërsa nga PD janë 6 deputetë të rinj, dhe dy përfaqësuesit që nuk lanë mandatin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Lista e opozitës së re në Kuvend:

Partia Demokratike: 

Myslim Murrizi

Rudina Hajdari

Ligoraq Karamelo

Alban Zeneli

Majlinda Halilaj

Lefter Maliqi
Levizja Socialiste per Integrim 

Lefter Koka

Enda Koçiraj

Nimet Musai

Ralf Gjoni

Ylli Shehi

Aurora Mara

Erdiola Braha

Edlira Hyseni

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Elda Hoti

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY